Autostrada Nish-Prishtinë-Durrës temë kyçe në Samitin e Vjenës

Autori:Gazeta Fjala

Autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, do të jetë një nga temat kyçe të diskutimit në samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më datë 27 gusht të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës në Serbi, Dejan Tifunoviq, i cili ka thënë se shteti serb ka përgatitur një variant të gjithë projektit, që do të paraqitet gjatë samitit i cili do të mbahet në Vjenë, raportimin e Tanjug-ut.
Sipas kryeministrit Vuçiq, Serbia do të mbulojë rreth 80 për qind të të gjithë projektit, të cilin e cilëson si mjaft të rëndësishëm për të tri shtetet.

Një nga temat tjera ekonomike që pritet të diskutohen në samitin e Vjenës, është edhe ndërtimi i hekurudhës Kralevë-Prishtinë- Shkup.
Këto dy projekte shihen si mjaft të rëndësishme për rrjetin e transportit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatësia totale e autostradës do të jetë rreth 384 kilometra, për ndërtimin e të cilës pritet të jepet drita jeshile në samitin e radhës, që do të mbahet pas pak ditësh në Vjenë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autostrada-nish-prishtine-durres-teme-kyce-ne-samitin-e-vjenes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala