Autostrada Nish-Merdarë do të kushtojë rreth 1 miliard euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë në 15 ditët e ardhshme do të nënshkruajnë protokollin për realizimin e projektit të autostradës Nga Nishi deri në Merdarë, ndërsa vlerësimet preliminare kanë treguar që tërë projekti do të kushtojë afër një miliard euro, tha nënkryetarja e qeverisë serbe dhe ministrja e Infrastrukturës, komunikacionit dhe ndërtimit, Zorana Mihajlloviq.
“Kjo nuk është hera e parë që bisedohet për këto projekte. Serbia dhe Shqipëria tash e gjashtë muaj punojnë në këtë dhe po përgatisin projektet që dy kryeministrat do t’i prezantojnë në Vjenë, në muajin gusht”, deklaroi Mihajlloviq për median serbe.

Ajo ka shtuar se hapi më i rëndësishëm ishte të nisej nga pika zero.

Sipas saj, nga ky projekt e të tjerët që planifikohen të realizohen ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor varet stabiliteti politik i tërë rajonit, pa të cilin as që mund të flitet për stabilitet ekonomik.

“Kjo autostradë është e rëndësishme sepse e lidh rajonin, kurse për ne konkretisht është me rëndësi sepse do të kemi qasje në det edhe nëpërmjet porteve detare shqiptare”, tha pos tjerash Zorana Mihajlloviq.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autostrada-nish-merdare-do-te-kushtoje-rreth-1-miliard-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala