Autostrada e Kombit në terr, hajnat kanë vjedhur ndriçimin

“Ne e kemi përfunduar autostradën, e kemi ndriçuar autostradën, dhe ajo ka qenë e ndriçuar për një kohë, derisa u vodhë. Nuk jemi ne përgjegjës për çfarë vidhet në Kosovë”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësja e Bechtel – Enka.
Ndërsa, rregullimin pritet ta bëjë Ministria e Infrastrukturës.
“Ne kemi plane ta rregullojmë ndriçimin dhe mjetet janë të siguruara në emër të mirëmbajtjes verore, dhe këtë do ta bëjmë brenda një kohe shumë të shpejtë”, kanë thënë në Ministrinë e Infrastrukturës.