Autostrada e Gjilanit në udhëkryq

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe kryeministri aktual edhe i kaluari (që tash është zëvendëskryeministër), i kanë premtuar Gjilanit autostradë, e cila do të lidhte banorët e kësaj ane, por edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, me kryeqendrën e vendit.

Për këtë arsye, banorët e kësaj ane, por edhe drejtuesit e pushtetit lokal, presin që premtimi të mbahet dhe më në fund Anamorava dhe sidomos qyteti më i madh i kësaj ane të bëhen me rrugë më së paku dy korsi.

Ndërkohë, në Prishtinë kanë nisur të studiohen modalitete për këtë autostradë.

E kreu i Gjilanit thotë se është i informuar me atë që po ndodh në kryeqytet.

Sipas Lutfi Hazirit, tashti është duke u bërë studimi i fizibilitetit për autostradën dhe projekti ideor është në fazën e modaliteteve./Zër/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autostrada-e-gjilanit-ne-udhekryq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala