Autoshkollat të pakënaqura me çmimin e ri për patent-shofer

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas miratimit të projektligjit për Patentë-Shofer dje në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Federata e Auto- Shkollave të Kosovës, kundërshtojnë çmimin e orëve praktike dhe teorike për patentë shofer. Sipas projektligjit për patentë-shofer parashihet që çmimorja të jetë caktuar çmimin si në vijim 2.08 €/ një orë teorike dhe 7.28 €/ një orë praktike.

Kryetari i Federatës së Auto- Shkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, në një bisedë për lajmi.net, ka thënë se çmimi nuk mund të përcaktoj Ministria e Infrastrukturës.

“Ata kanë menduar këtë çmim. Por ata nuk mund ta përcaktojnë çmimin  sepse pastaj janë në kundërshtim me ligjet sepse ne jemi biznese private dhe në  ekonomit e vogla përcaktimi i çmimeve janë të pavarura” tha për lajmi.net Xhemshit Cakolli

Ai gjithashtu tha se çmimin e përcaktuar e kundërshtojnë të gjitha auto shkollat në Kosovë.

“Ne nuk e përkrahim atë çmim, se nuk është në rregull që të paguhet 7 euro një orë. Me këtë çmim nuk mbulohen as shpenzimet elementare. Asnjë auto -shkollë në Kosovë  nuk e përkrah këtë çmim. Në vendet e rajonit janë 20 euro një orë praktike ndërsa këtu 7 euro”.

Në Federatën e Auto-Shkollave të Kosovës, thonë se me miratimin e projektligjit për patentë shofer në Kuvendin e Kosovës, kosto vetëm e pjesës teorike dhe praktike, pa futur këtu taksat administrative dhe të tjerat, do të shkojë nga 300 deri në 400 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autoshkollat-te-pakenaqura-me-cmimin-e-ri-per-patent-shofer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala