Autosalloni i Agim Veliut (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Komuna e Podujevës që derjtohet nga Agim Veliu i LDK’së vitin e kaluar ka blerë gjashtë vetura (Peugeot) me kilometrazh zero-zero. Për këtë punë kjo komunë ka shpenzuar fiks 75 mijë euro.

Mirëpo, këto vetura duket se kreyatari Veliu i ka belërë vetëm sa për të shpenzuar para, pasi që ato nuk janë përdorur kurrë. Këtë shpenzim komuna e ka bërë në dhjetor të vitit të kaluar.

mercom 2

E, nga atëhërë e deri tani veturat janë duke qënduar të parkuara në oborrin e këtij institucioni.

Ato ende nuk janë as të pajisura me tarka të Kosovës.

Gazeta Fjala ka siguruar disa fotografi të këtyre veturave.

Të dhënat mbi tenderin

10984668_10206101740046813_1950389706_n

Komuna e Podujevës më tenderin “ Furnizim me 6 (gjashtë) automjete për nevojat e Administratës komunale”, e kishte shpërblyer kompaninë “Mercom Company”. Derisa në garë për këtë tender kanë qenë vetem dy kompani. Komuna dhe kompania fitues kontratën me vlerë prej 75 mijë eurove e kanë nënshkruar më datën 30/10/2014.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autosalloni-i-agim-veliut-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala