Autopsia e të vrarëve po bëhet pa pritur dokumentet maqedonase

Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po vazhdon punën në procesin e autopsisë për 9 të vrarët në Kumanovë.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se deri tani ka përfunduar autopsia për 7 të vrarët.
Procesi për dy të tjerët po vazhdon sot pa pritur ardhjen e dokumenteve për autopsinë e parë nga Maqedonia.
Me kërkesë të familjes, siç konfirmohet nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, i pari që iu nënshtrua autopsisë ishte Beg Rizaj, raporton KTV.
Gërxhaliu ka thënë se pas përfundimit të autopsisë rezultatet do ti dorëzohen prokurorisë.
Ndërkohë, organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vendosur që Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë.
Sot pasdite do të bëhet varrimi i Beg Rizajt në kompleksin memorial të Gllogjanit.