Autopsia e të vrarëve në Kumanovë dërgohet në Prokurori

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka njoftuar se ka përfunduar autopsia e 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e armatosur në Kumanovë, raporton KTV.

Gërxhaliu ka thënë se rezultatet do t’i dorëzohen Prokurorisë.

“Kemi kryer punën tonë profesionale. Kemi shënuar çdo gjë dhe kemi fotografuar, pra kemi kryer punën tonë në çdo milimetër, ashtu siç parashihet me standardet operative mjeko-ligjore.

Do t’i përpilojmë raportet tona të autopsisë për secilin dhe do t’ia dorëzojmë Prokurorit të Shtetit. Prokurori i Shtetit do të njoftohet me hollësitë për çdo gjetje që e kemi pasur në secilin trup”, ka thënë Gërxhaliu.

Trupat e pajetë të 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në Kumanovë, janë sjellë në Kosovë të premten në mëngjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autopsia-e-te-vrareve-ne-kumanove-i-dergohen-prokurorise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala