AutoMath zgjidhë detyrat tuaja të matematikës (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse ju keni probleme në zgjidhjen e detyrave matematikore, “AutoMath” do t’i zgjidhë ato për juve dhe do ju shpjegojë hapat e zgjidhjes së atyre detyrave, e tërë kjo duke bërë një foto të detyrës me kamerën e pajisjes suaj, madje nuk ju duhet fare të keni qasje në internet.

Krejt çfarë duhet të bëni është të hapni aplikacionin, të bëni një foto të detyrës që duhet zgjidhur dhe “AutoMath” do ta zgjidhë detyrën për ju madje edhe duke ju shpjeguar hapat e zgjidhjes së detyrës.

Sipas përshkrimit që ka “AutoMath” tek dyqani i aplikacioneve nga Google, shkruan se aplikacioni bën zgjidhjen e detyrave të ndryshme matematikore duke filluar nga mbledhja, zbritja, shumëzimi, pjesëtimi, rrënja katrore, etj. Aplikacioni gjithashtu ka një kalkulator për detyra më të avancuara por që nuk mund të zgjidhen duke përdorur kamerën.

Dobësia më e madhe e aplikacionit është se nuk mund të zgjidhë detyrat e shkruara me dorë./itshqip.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/automath-zgjidhe-detyrat-tuaja-te-matematikes-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala