Autobusi me serbë gjuhet me gurë në Pejë

Autori:Avdyl Pajaziti

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Twitter se autobusi me besimtarë nga Beogradi është gjuajtur me gurë në Pejë.

“Sapo u informova se autobusi me besimtarë nga Beogradi është sulmuar me gurë në Pejë. Nuk ka të lënduar, por disa xhama janë thyer”, ka shkruar Sava në Twitter, transmeton Indeksonline.

Kurse njëri nga pesonat që ishte në autobus, Nenad Paniq i ka dërguar redaskisë së “Blicit” fotografi nga autobusi i dëmtuar.

“Edhe pse përcilleshim nga dy patrulla, para kishës së Shën Jovanit në qendër të Pejës janë dëmtuar xhamat e autobusit, por askush nuk është lënduar”, ka thënë Paniq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autobusi-me-serbe-gjuhet-me-gure-ne-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala