Autobusi godet për vdekje çiklistin

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 19:45 minuta në rrugën magjistrale Suharekë-Prizren, në afërsi të fshatit Korishë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një njëzetë vjeçar.

Sipas raporteve hetimore të hetuesve policorë thuhet se një autobus gjatë tejkalimit të një veture ka goditur një biçikletë në të cilën ndodheshin dy të rinj.

Dy të lënduarit, nga kalimtarë rasti dërgohen në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor, por drejtuesi i biçikletës ishte pa shenja jete ndërsa bashkudhëtarit, pasi i jepet ndihma e parë dërgohet për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autobusi-godet-per-vdekje-ciklistin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala