Autoblindat e policisë largohen nga Gushinca

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoblindat e forcave maqedonase të sigurisë janë tërhequr nga fshati Gushincë i Kumanovës. Gjendja e sigurisë është e qetë dhe njerëzit bëjnë punët e rrëndomta të ditës. Askush nuk ka vërejtur njerëz të uniformuar të UÇK-së.

Kështu deklaroi kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal duke u bazuar në të dhënat e marra nga banorët shqiptar të Gushincës. Duraku këto komente i bëri në ditë pas incidentit të fundit ku Ministria e Brendshme e kaulifikoi si akt terroristë I kryer nga 40 pjesëtar të UCK-së së Kosovës.

“ Situata është e qetë, banorët e komunës i kryejnë punët e rëndomta të ditës. Askush nuk ka vërejtur njerëz të uniformuar të UCK-së. Banorët e Gushincës na thanë se autoblindat e policisë janë larguar nga fshati, dhe ka vetëm policë të rëndomtë. Unë kam kontaktuar edhe me kryeshefin e stacionit policor në fshatit Matejçe dhe ai më ka informuar se situata është e qetë ”, ka deklaruar për ZHURNAL, kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku.

Ndryshe, dje Ministria e Punëve të Brendshme e cilësoi këtë si “sulm terrorist”, dhe akuzoi UÇK-në si përgjegjësen kryesore.

“Personat të cilët morën peng katër policë që ishin në kujdestari të stacionit policor në ndërrimin e natës, kanë qenë rëndë të armatosur, të maskuar me uniformë që mbante emblemën e UÇK-së, dhe kanë komunikuar në gjuhën shqipe”, njoftoi ministri Ivo Kotevski, i cili shtoi se atentatorët janë nga Kosova.

Por këto akuza i ka hedhur poshtë ish-komandanti i UÇK-së në Likovë, Abedin Zymberi, i cili tha se ky është një skenar i qeverisë për të larguar vëmendjen nga skandali i përgjimeve. Edhe Policia e Kosovës reagoi duke thënë se, nuk ka informacione për ndonjë grup të dyshimtë që ka kaluar kufirin për të hyrë në Maqedoni.

Mediet proqeveritare maqedonase po flasin për pragun e një konflikti etnik në Maqedoni. Forca të shumta policore dhe automjete të blinduara u nisën dje pasdite për të siguruar pikën kufitare për të bërë par

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autoblindat-e-policise-largohen-nga-gushinca-situata-ne-likove-e-qete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala