Austria aplikon për kodin 383 të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Bruksel është mbajtur takimi i grupeve punuese për zbatimin e marrëveshjes për telekomin në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, takim ky i cili ka zgjatur 17 orë.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialogun në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri e cila deklaroi se në këtë raund të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është biseduar për përafrimin e qëndrimeve në mes palëve në çështjet që janë të lidhura me finalizimin e planit për veprim.

Në këtë kuadër, Kosova do ta merr kodin telefonik ndërkombëtar 383 drejtpërdrejt nga ITU dhe se u konfirmua edhe njëherë se kërkesa në emër të së Kosovës do të bëhet nga ana e Austrisë. Poashtu plani për veprim parasheh që edhe çështja e bashkëpunimit në shërbimet postare në mes të të dyja shteteve të diskutohet dhe të përmbyllet deri në muajin dhjetor të këtij viti.

Tahiri, theksoi se pjesë e marrëveshjes është edhe lejimi i përkohshëm për një kompani të re të telefonisë në Kosovë, e cila do ketë fushëveprim të kufizuar.

“Ashtu siç edhe është sqaruar nuk bëhet fjalë për operator të ri të telefonisë meqë një lejim i tillë merret vetëm përmes procedurave të garës publike të tenderit me karakter ndërkombëtar. Me dakordimin final të këtij plani për zbatim që pritet të përmbyllet në takimin e radhës të Kryeministrave do të shuhen operimet e operatorëve ilegal që kanë vepruar në Kosovë në fushën e telekomunikacionit brenda një periudhe të paraparë me plan duke vendosur përfundimisht rregullsi në tërë territorin e Kosovës” theksoi Tahiri.

Në fund të këtij takimi, palët u dakorduan që bisedimet të vazhdojnë dhe se të hënën e ardhshme me 22 qershor .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/austria-aplikon-per-kodin-383-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala