Australi, organizime pro dhe kundër besimtarëve islam

Autori:Gazeta Fjala

Australianët nuk iu përgjigjën thirrjeve raciste anti-islamike, të grupeve Partia e Lirisë, Riktheni Australinë dhe Fronti i Bashkuar Kombëtar të cilët organizojnë aktivite para xhamive në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Thirrja e grupeve nuk ka marrë pergjigje në Australi. Në eventin e tyre në Tasmani merrnin pjesë vetëm 9 persona, ndërsa në organizimin nga organizatat jo-qeveritare që mbrojnë muslimanet kanë marrë pjesë 60 persona.

Në qytetin Bendigo, organizatat jo-qeveritare pas lajmit se do të ketë veprime anti-islamike, u bashkuan nën emrin Koalicioni i Veprimit Bendigo dhe organizuan një anti protestë. Në të u theksua se Australia është një vend multikulturor, i respektueshëm ndaj besimeve dhe se racistët nuk kanë vend në Australi.

Koalicioni i Veprimit Bendigo ne qendër të qytetit kishte ngritur një parrullë “Mirë se erdhët Musliman, jo racizmit” për çka u duartrokitë nga populli.

“Të gjithë njerëzit duhet ti jetojnë besimet e tyre” tha Jim Roberts, njëri prej anëtarëve të Koalicionit të Veprimit Bendigo, në një deklaratë për gazetarin e AA-së.

“Sot jemi mbledhur për ti shfaq opinionet e tona liberale në lidhje me multikulturalizmin. Turqit, Aborigjenët , Muslimanët, Krishterët, Ortodoksët, Hebrenjtë, të gjithë njerëzit në botë duhet ti jetojnë besimet e tyre” shtoi më tej, transmeton Express.

Policia ndërmori masa për të parandaluar një kontakt të mundëshëm të organizatave kundërshtare në Bendigo, por kjo nuk parandaloi tensionet, për çka policia u detyrua të arestojë katër persona.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/australi-organizime-pro-dhe-kunder-besimtareve-islam/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala