Auditori, 15 mijë euro për servisim të automjeteve (Dokument)

Auditori i përgjithshëm, i cili i kritikon të gjithë zyrtarët e shtetit, se po shpenzojnë para të konsiderueshme të buxhetit për mirëmbajtje të automjeteve, nuk është aq dorështërnguar kur është në pyetje servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve të zyrës së tij.
Gazeta Fjala raporton se për tri vitet e ardhshme Auditorit të Përgjithshëm do ti kushtoj 15,036.63 euro servisim dhe mirëmbajtje e veturave në kompaninë “AGS”, e cila është shpallur fituese e këtij tenderi./GazetaFjala/