Audi, gati gjeneratën e dytë të superveturës R8

Autori:Avdyl Pajaziti

Pak ditë para hapjes së panairit të veturave “Geneva Motor Show 2015”, kompania për prodhimin e veturave Audi është përkujdesur që të befasojë me modelin e ri të superveturës R8.

Përveç dritave të parme me laser, Audi tani ka konfirmuar edhe disa detaje të veturës së re që vjen si model i vitit 2016. Sipas Heinz Hollerweger, Audi ka vendosur më shumë fibra karboni për konstruktimin e gjeneratës së dytë të këtij modeli, transmeton Koha.net.

Në departamentin e motorëve, Audi do të ofrojë një motor të ri R8 që do të jetë V-10 ndërsa opsioni V-8 do të shtohet më vonë së bashku me motorin elektrik dhe atë hibrid. Ky është një kontrast me R8 e vjetër, kur ishte lansuar me motorin V-8 ndërsa varianti V-10 ishte shtuar më vonë.

Motori V-10 me 5.2-litra do të jetë i ngjashëm me atë të Lamborghini Huracan, një veturë që ndanë platformë të njëjtë me R8, por që është pak më i lehtë në peshë.

Ky motor ka kapacitetin e 601 kuaj fuqive, njëjtë sa Hurucan LP 610-4. Ndërsa dallimi i vetëm janë shpejtësitë. R8 do të ketë shtatë shpejtësi S-tronic dual-clutch.

Brenda veturës, dizajnuesit kanë shtuar më shumë teknologji sesa në gjitha veturat tjera të Audi-së. Në R8 është i vendosur ekrani 12.3-inç që shfaq të gjitha të dhënat për veturën. Për më shumë detaje rreth veturës, prisni panairin e Gjenevës që do të fillojë më 3 mars.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/audi-gati-gjeneraten-e-dyte-te-supervetures-r8/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala