ATRC nis peticionin kundër korrupsionit në energji

Autori:Avdyl Pajaziti

Organizata joqeveritare Advocacy Training & Resource Center (ATRC) ka startuar të martën peticionin për sektorin e energjisë të quajtur, “Energji për afat të gjatë”.

Sipas ATRC-së, qytetarët e Kosovës duhet të nënshkruajnë peticionin nëse duan që sistemi energjetik i vendit të tyre të jetë i pa-korruptuar,  i pastër, dhe efiçientë.

ATRC në bashkëpunim me 17 organizata të 7 shteteve të rajonit është duke implementuar projektin “South East Europe Sustainable Energy Policy – SEE SEP”, i cili financohet nga Komisioni Evropian.

Këtë 16 tetor ministrat e rajonit, të cilët janë në krye të politikave të energjisë, do të takohen në Tiranë për të rënë dakord me reformën e komunitetit të energjisë ku të gjitha vendet e rajonit janë anëtarë.

Me këtë rast, peticioni “Energji për afat të gjatë” i bënë thirrje qeverive të Evropës Juglindore dhe Komisionit Evropian që:

Investoni më shumë në efiҫiencën e energjisë nëpër shtëpi, e cila do të ndihmojë qytetarët të reduktojnë faturat e tyre të energjisë!

Pastroni sistemet e korruptuara të energjisë duke siguruar hetimin dhe ndjekjen penale në rastet e korrupsionit. Kjo do të të inkurajojë investitorë të rinj më të përgjegjshëm!

Miratoni dhe përmbushni qëllimet klimatike dhe objektivat e BE-së tani, me financim dhe mbështetje nga BE!

Peticioni do t’i dorëzohet Këshillit ministror të komunitetit të energjisë më 16 tetor në Tiranë, Shqipëri!

Secili qytetar i Kosovës duhet dhe mund ta nënshkruaj këtë peticion në mënyrë elektronike përmes web-faqes së ATRC-së, www.advocacy-center.org.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/atrc-nis-peticionin-kunder-korrupsionit-ne-energji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala