Atletico Madrid kërkon talentin shqiptar

Granit Xhaka ka zgjuar interesimin e kampionit të Spanjës, Atletico Madridit.
Granit Xhaka ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha europiane pas paraqitjeve të mira me Borussia Monchengladbachun.
Për kosovarin interesim ka treguar edhe kampioni aktual i Spanjës, Atletico Madrid, raporton tabloidit zviceran Blick.
Trajneri Diego Simeone e sheh Xhakën si të domosdoshëm për mesfushën e tij, andaj “Los Colchoneros” pritet që ta nisin ofertën zyrtare drejt Monchengladbachut shumë shpejtë,
Forma fantastike nëpër të cilën po kalon Xhaka këtë edicion, bëri që ai të lidhet para disa ditës edhe me një transferim të mundshëm te Bayern Munchen