ATK plaçkitë bizneset (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Administrata Tatimore e Kosovës po i plaçkitë bizneset, gjatë pagesë së TVSH-në.  Këtë po e thonë vetë pronarët e kompanive që veprojnë në Kosovë.

Një rast të tillë e ka pasur edhe biznesmeni RR.N (emër i njohur për redaksinë), i cili ka në pronësi disa biznese të ndryshme.

Ai ka treguar për Gazetën Fjala se edhe pse ka paguar TVSH-në në kohën e caktuar nga ATK, ky institucion e ka ngarkuar me pagesë shtesë, nën arsyetimin se nuk ka kryer obligimin.

“Unë me datën 22 qershor e kam bërë pagesën e kërkuar nga ATK. Por, ata me datën 02 korrik më kanë ngarkuar me një faturë shtesë, duke thënë se jeni vonuar me pagesa të tatimit dhe kanë shtuar edhe një shumë të parave,  në formë të gjobës. Kjo për mua është plaçkë para syve, sepse faturat dhe pagesën e kam bërë krejt me kohë”, ka thënë ai për gazetën.

Një gjë të tillë thonë edhe dokumentet që ka Gazeta Fjala. Aty shihet qartë se ky biznesmen ka kryer këtë obligime në kohën e caktuar nga ATK, por që kjo e fundit nuk e ka marr për bazë këtë dhe e ka gjobitur me para shtesë.

Gazeta për këtë ka kërkuar përgjigje nga ATK-ja, por tani e tri ditë nuk ka marrë asnjë koment nga ky institucion./Gazeta Fjala/.

222

11

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/atk-plackite-bizneset-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala