ATK për tre muaj mbledh 84 milionë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

– Administrata Tatimore e Kosovës në tremujorin e parë të këtij viti, ka grumbulluar të hyra në vlerë prej 84 milion euro, apo 12% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014.

Me këtë trend të të hyrave, ATK është në rrugë të mirë për realizimin e objektivave operative dhe strategjike.

Përgjatë këtij tremujori, ATK-ja ka zhvilluar aktivitete mjaft të rëndësishme të cilat kanë rol të veçantë në realizimin e misionit dhe vizionit të saj si një administratë moderne.

Gjatë muajit mars është funksionalizuar Sistemi i Ri Elektronik Tatimor EDI, i cili është më i avancuar, më i përshtatshëm për aplikim në të cilin janë përfshirë veçori të reja, të cilat do të lehtësojnë deklarimin dhe pagesën e tatimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/atk-per-tre-muaj-mbledh-84-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala