Ata që e konsumojnë kafenë në mëngjes, duhet të dinë një gjë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kafeja e mëngjesit është një nga veset që e ka një pjesë e madhe e njerëzve. Shpesh herë dëgjon miqtë, shokët, të afërmit dhe njerëz të tjerë, të cilët shprehen se nuk e nisin dot ditën pa pirë kafenë e mëngjesit.

Ose të tjerë që ankohen për dhimbje koke, këputje, lodhje dhe mungesë energjie, nëse nuk e pijnë në kohën e caktuar atë. Mirëpo studiuesit kanë një tjetër përgjigje për vesin e kafesë së mëngjesit.

Ata shprehen se kafeja e mëngjesit është mirë të pihet rreth orës 10 dhe jo më herët. Sipas studimeve nëse kafeja pihet në orën 10, kafeina do të ketë efekte më të dukshme duke ju zgjatur dhe shtuar energjitë.

Ka nga ata që e pinë kafenë në harkun kohor 08:00-09:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe kafeja është e panevojshme për shkak të kortizonit, i cili çlirohet në trupin tonë në mëngjes dhe vepron si një kafeinë natyrale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ata-qe-e-konsumojne-kafene-ne-mengjes-duhet-te-dine-nje-gje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala