Astrit Haraqija e quan Isa Mustafën uzurpatorë

Autori:Avdyl Pajaziti

Astrit Haraqija ka thënë se lideri në shkuarje i LDK’së e ka uzurpuar partinë dhe po mundohet të ngufatë edhe debatin e brendshëm.

“LDK-ja, do ecën drejt rrugës së sajë, ju keni pas mundësi të tregoheni një menaxher i mirë i sajë, por sic duket juve keni logjikën e një uzurpatori, dhe sic duket nuk po mundeni me Ju përshtat frymës demokratike rugoviane”, ka shkruar Hararqija.

 

Reagim ndaj deklaratave të pamatura të kryetarit aktual Dr. Isa Mustafa.

Z.Mustafa kryetarit aktual të LDK-së, më duhet t’ja kujtoi se mënyra e reagimeve të tij, dëshmojnë qartë se ai nuk ka asgjë të përbashkët me vizionin e LDK.-së dhe të frymës rugoviane!

Të gjithë pjesëmarsit në garën partiake, janë votus të LDK-së, qofshin fituas apo humbës të funksioneve, kurse ju si Kryetar në detyrë do duhej të jeni shembull i afrimit e jo të anashkaloni aktivist të devotshëm, figura intelektual dhe kryesi e anëtarë të LDK.së, vrejtjet dhe njoftimet që ju i merni për çdo ditë, si për shembull e keni Gjakovën, do duhej të jenë shqetësuese për një kryetar parti dhe do duhej ti merni më seriozisht duke u angazhue për unifikimin e të gjithëve e jo të i kontriboni ndasisë dhe acarimit të raporteve mes konkurentëve nëpër nëndegë dhe luftës se kush do të delegohet në Degë!

Fakti është që Ju, po provoni me i eliminue të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga Ju dhe rrethi që iu shoqëronë!

LDK-ja, do ecën drejt rrugës së sajë, ju keni pas mundësi të tregoheni një menaxher i mirë i sajë, por sic duket juve keni logjikën e një uzurpatori, dhe sic duket nuk po mundeni me Ju përshtat frymës demokratike rugoviane, prandai pranone se LDK –ja, Ju dha mundësinë, ndonëse nuk e meritonit ta udheheqni sepse nuk keni qen pjes e sajë, dhe tani që kemi edhe një muaj nga zgjedhjet qëndrore, prano faktin se jeni në trup të huaj dhe lereni të paktën të mbyllet proqesi normalisht dhe të vie në krye të LDK-së, ai apo ajo që ka ide dhe forcë me i zhvillue reformat demokratike, reforma që janë shumë të nevojeshme për LDKnë dhe për kosovën!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/astrit-haraqija-e-quan-isa-mustafen-uzurpatore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala