Asociacioni zbatohet pa e prekur sovranitetin

Autori:Gazeta Fjala

Analisti amerikan, Daniel Serwer, thotë se dhuna në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme. Sipas tij, Asociacioni mund të implementohet pa e dëmtuar sovranitetin e vendit

Daniel Serwer, njohësi i çështjeve politike në Ballkan, thotë se dhuna e ushtruar nga opozita në Parlament është e papranueshme, pasi që, sipas tij, Asociacioni mund të implementohet pa e dëmtuar sovranitetin e vendit. Këto komente Serwer i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

“Dhuna që po përdoret në Kuvend është thjesht e papranueshme. Votuesit do të duhet që të bëjnë gjykimin përfundimtar si ndihen në lidhje me këtë çështje. Qeveria para shumë kohe ishte e përkushtuar për të implementuar Planin e Ahtisarit, i cili përfshin dispozitat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Opozita ka të drejtë ta kundërshtojë atë vetëm në mënyrë paqësore. Mua nuk më pëlqejnë shumë provizionet e Planit të Ahtisarit rreth kësaj çështjeje, mirëpo mendoj se Asociacioni mund të implementohet pa dëmtuar shtetin e Kosovës”, ka thënë Serwer./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asociacioni-zbatohet-pa-e-prekur-sovranitetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala