Asociacioni pritet të prodhojë efekt “domino” në Luginë

Autori:Gazeta Fjala

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe mund të ngjallë efektin “domino” edhe tek komunitetet tjera pakicë në rajonin e Ballkanit.

Analistët dhe politologët kosovarë e rajonalë thonë se kjo marrëveshje mund të ngjallë shembull edhe tek shqiptarët në Luginën e Preshevës, tek boshnjakët në Sanxhak e madje edhe tek shqiptarët në Maqedoni.

Analisti dhe politologu, Azem Vllasi, tha se Asociacioni në Kosovë mund të ngjallë efekte “domino” edhe në rajon.

“Është e logjikshme që edhe tri komunat në Luginë të Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) me shumicë shqiptare të kërkojnë një asociacion, por edhe në Sangjak janë tri komuna me shumicë absolute boshnjake”, tha Vllasi, duke kërkuar që pas kësaj marrëveshjeje Lugina e Preshevës, sidomos të kërkojë reciprocitet.

Edhe Belgzim Kamberi, analist nga Lugina e Preshevës, shpreson se Marrëveshje e 25 gushtit mund të ngjallë efektin “domino”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asociacioni-pritet-te-prodhoje-efekt-domino-ne-lugine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala