Asociacioni, pa kompetenca ekzekutive

Autori:Avdyl Pajaziti

Asociacioni i Komunave Serbe parashihet të ketë rol të rëndësishëm në menaxhimin e fondeve, qofshin ato nga Beogradi apo donacione ndërkombëtare. Mirëpo, Asociacioni nuk do të ketë mandat ekzekutiv.

Ka bërë të ditur në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”, ambasadorja e SHBA-vë, Tracy Ann Jacobson.

“Qeveria këtu ka qenë shumë e qartë që Asociacioni nuk duhet të ketë mandat ekzekutiv. Kjo është pajtuar edhe në Bruksel kur është arritur pajtimi për parimet fillestare të dialogut në vitin 2013 dhe draftet që i kam parë deri më tash, sepse siç e dini, ne luajmë rolin mbështetës në dialog, nuk parashohin që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Jacobson.

Por, ajo flet për rolin që do ta ketë ky Asociacion me fondet dhe funksionalizimin e tyre në disa fusha të rëndësishme, siç janë arsimi dhe shëndetësia. /Zëri/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asociacioni-pa-kompetenca-ekzekutive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala