Asociacioni i Komunave serbe: Beogradi e ka pranuar propozimin e Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Beogradi e ka pranuar propozimin e Prishtinës që nëpunësit e ardhshëm të Asociacionit të Komunave serbe (AKS) të kenë statusin “të punësuar në sektorin publik”.

Edhe pse pala serbe kishte insistuar që të punësuarit në AKS të kenë statusin e nëpunësve shtetërorë, për Beogradin është i pranueshëm formulimi “të punësuar në sektorin publik” pasi është e qartë se ky formulim, raporton gazeta e Beogradit “Vecernje Novosti”, AKS-në nuk e cilëson OJQ.

Nëse versioni përfundimtar i marrëveshjes për AKS-në saktësohet gjatë ditëve të ardhshme, do të krijohej mundësia, transmeton Koha.net, që deri në fund të muajit korrik të organizohej takim në nivel kryeministror Mustafa-Vuçiq në të cilina ata do ta parafonin edhe marrëveshjen për telekomunikacionin.

Delegacionet e Prishtinës e të Beogradit janë në Bruksel për të përfaruar qëndrimet për këtë tema.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asociacioni-i-komunave-serbe-beogradi-e-ka-pranuar-propozimin-e-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala