Asnjë vdekje nga rriqrat në Malishevë në 2015

Autori:Gazeta Fjala

Kur kanë përfunduar raportimet për pickime nga rriqrat për sivjet në Malishevë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve nga ethet hemoragjike.

Sivjet, sipas të dhënave të ardhura nga qendrat shëndetësore të Malishevës, janë regjistruar 1 mijë e 424 raste të pickimit nga rriqrat, por asnjë person nuk është infektuar nga virusi i Etheve Hemoragjike Krime-Kongo.

Gjithashtu gjatë 2015-ës numri i pickimeve është zvogëluar përgjysmë, në raport me vitet tjera.

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha i ka falënderuar gjithë personelin e institucioneve shëndetësore që morën pjesë në betejën e sivjetme me rriqrat.

“Jam mëse i lumtur për përfundimin e suksesshëm edhe të një sezone aspak të lehtë në raport me Ethet Hemoragjike Krime-Kongo. Tani, kur edhe zyrtarisht ka përfunduar edhe periudha e raportimit për pickimet nga rriqrat, po e ndiej obligim që nga zemra të i falënderoj të gjithë ata që ishin të inkuadruar në procesin e parandalimit dhe luftimit të EHKK,” thuhet në urimin e drejtorit.

Edhe vitin e kaluar nuk kishte vdekje nga rriqrat në Malishevë, por viti 2013 ishte më i kobshmi për këtë komunë.

Para dy vjetësh nga ethet hemoragjike vdiqën 6 person, ndërsa atë vit numti i pickimeve ishte më i larti i shënuar ndonjëherë.

KALLXO.com ka shkruar për përgatitjet e luftimit të këtij virusi gjatë këtij viti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asnje-vdekje-nga-rriqrat-ne-malisheve-ne-2015/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala