Asnjë simbol i Kosovës në Elbasan Arena

Autori:Avdyl Pajaziti

Në prag të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, policia ka shtuar masat e marra për zhvillimin normal të ndeshjes.

Ditën e sotme, është mbajtur një takimi me përfaqsues të UEFA-s, Policisë dhe FSHF-së, lidhur me simbolet që do të ndalohen dhe ato që do të mbahen nga tifozët në stadium.

Duhet thënë se disa nga masat i kanë tejkaluar limitet duke paralizuar jetën normale në Tiranë dhe Elbasan, por edhe duke shkelur të drejtat e njeriut, sidomos ato të shtetasve kosovarë të cilëve nuk u lejohet mbajtja e simboleve shtetërore.

DEKLARATA E POLICISË:

Pas takimit që krerët e Shtetit, kanë bërë me UEFA, ju rikujtojmë edhe njëherë masat e marra:

Ju bëjmë me dije se sot në orën 08:00 do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi I mjeteve në këto akse rrugore, konkretisht:

* Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd

* Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ish-konservimi i vjetër

* Nga ish-konservimi i vjetër deri tek Harullajt

* Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.

* Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

* Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve në dy Bulevardët Kryesorë

Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 2300 punonjës policie, nga këto 365 punonjës policie do të jenë nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan.

Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të cfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarre
  4. d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjenqë , ju bëjmë me dije se në Stadium do të lejohen vetëm këto veshje:

Shalli me flamurin Kuq e Zi

Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”

Flamuri Kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër.

Shalli me mbishkrimin “Plisat”

Nuk do të lejohen:

Banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”

Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës.

Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Harta Etnike”

Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”

Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Në të gjitha ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë banorë të këtyre të këtyre ambienteve dhe nuk do të lejohen persona të huaj të futen në to.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që sot të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asnje-simbol-i-kosoves-ne-elbasan-arena/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala