Asnjë shtet që e ka njohur Kosovën, nuk ka votuar pro Serbisë në UNESCO

Kosova njihet prej 111 shteteve që janë anëtare të UNESCO-s dhe dje, për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, u votua nga 89 prej tyre.
Gjithashtu, votimit pro anëtarësimit të Kosovës iu bashkuan edhe nga tre shtete të tjera që ende nuk na kanë njohur: Ruanda, Sudani dhe Bahamet!
Por, prej 29 shteteve që abstenuan, ishin edhe tetë shtete që e kanë njohur shtetin e Kosovës: Burundi, Republika e Afrikës Qendrore, Kolumbia, Guineja Bisau, Japonia, Polonia, Peru dhe Koreja.
Ndërkaq, katër prej shteteve që na njohin dhe nuk morën pjesë në votim ishin Maldive, Ishujt Marshall, Svaziland dhe Mauritania, transmeton Republika.info.
Në anën tjetër, Serbia, e cila njihej prej 195 shteteve anëtare të UNESCO-s, arriti t’i sigurojë vetëm 50 vota si mbështetje për të votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO
Për më tepër, tetë shtete që na kanë njohur dhe nuk patën të drejtë votimi janë Antigua dhe Barbuda, Komoros, Republika Dominikane, Kiribati, Mikronesia, Niue, SHBA dhe Sao Tome & Principe.
Të drejtën e votimit këto shtete e kishin humbur ose për shkak të mos shlyrjes së obligimeve ndaj UNESCO-s ose për shkak të mos dorëzimit të kredencialeve shtetërore.