Asnjë qytetar i Podujevës nuk i është bashkuar ISIS-it

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar sot në Podujevë tryezën më temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë – Involvimi i qytetarëve në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.
Në këtë tryezë u tha se Podujeva është shembull i rezistencës ndaj këtij fenomeni si dhe sipas të dhënave zyrtare asnjë qytetarë i kësaj komune nuk i është bashkuar organizatës terroriste, ISIS.
Me këtë rast, Bekim Bislimi- komandant i policisë në Podujevë ka theksuar se mbajnë takime të rregullta me komunitetin për këtë çështje.
” Ky problem duhet diskutuar më shume në shoqëri’ ka shtuar ai.
Nga ana tjetër, mulla Idriz Bilalli, imam në këtë qytet ka thënë se ekstremizmi është një e keqe e cila sipas tij po fshihet nën ombrellën e islamit.
“Po na akuzojnë se po bëhet luftë kundër islamit. Por dua të qartesoj se këtu nuk ka luftë kundër islamit sepse ne kemi jetuar bashkë me këtë fe e në këto vende pa problem” ka deklaruar ai, njofton Klan Kosova.