Asnjë i dyshuar për vrasjen e Elvis Pistës

Autori:Zekirja Shabani

Po bëhen gati një vit nga vrasja e kandidatit të PDK-së për deputet nga Komuna e Rahovecit, Elvis Pista dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për kryesit e krimit.

Ekrem Lutfiu, nga Këshilli Prokurial i Kosovës ka thënë për Gazetën Fjala se deri më tani janë intervistuar mbi 100 persona lidhur me këtë rast por ende nuk ka asnjë të dyshuar.

“Deri më tani janë intervistuar mbi 100 dëshmitarë, janë kryer ekzaminime të llojllojshme, por deri më tani nuk kemi person-persona të dyshuar për këtë vrasje”, ka thënë Lutfiu për Gazetën Fjala.

Sipas tij për rastin Elvis Pista, hetimet janë duke vazhduar, dhe nuk janë ndaluar asnjëherë, me ndërmarrjen e shumë veprimeve në drejtim të zbulimit të kryesit të kësaj vepre.

Pista është vrarë në oborrin e restorantit “Haja Petrol” në qershor të vitit të kaluar derisa po dilte nga festa e ditëlindjes së bashkëshortes së tij. Ai ishte djali i vetëm i familjes dhe pas vdekjes së tij i ka lindur një vajzë.

Elvis Pista, ka punuar si menaxher i lartë në PTK deri në ditën e fundit të jetës së tij.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asnje-i-dyshuar-per-vrasjen-e-elvis-pistes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala