Asnjë degë e Fakultetit të Arteve nuk është akredituar

Autori:Gazeta Fjala

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka bërë publike emrat e institucioneve arsimore të akredituara dhe atyre që u është refuzuar akreditimi.

Asnjë drejtim i fakultetit të Arteve nuk ka arritur të marrë licencën nga AKK-ja. Ky fakultet ka bërë kërkesë për akreditimin e 17 drejtimeve, mirëpo që të gjitha janë refuzuar, sipas njoftimit nga AKK transmeton Gazeta Fjala.

Reagimet kanë filluar nga njerëz të artit.

Aktori Naser Rafuna ka reaguar përmes facebook duke bërë pyetjen nëse e din dikush pse nuk është akredituar asnjë degë e Fakultetit të Artit.

“Në Fakultetin e Arteve të UP-së, ASNJË ama ASNJË Program Studimor nga Agjensioni i Kosovës për Akreditim NUK është AKREDITUAR. A e din kush pse more ??? “, ka shkruajtur Rafuna.

Një reagim  tjetër ka ardhë edhe nga Naser Shatrolli, edhe ai përmes Facebook pas pyetjeve që ai thotë se ka marrë ai nga të rinjtë që duan të studiojnë në fakultetin e arteve.

“Gjeli i sabahit zor se do kendoj më – kane ngel pa drith ligjeruesit – profat tane. Kjo d.m.th. se ata duhet me gjete menyren me u que prej gjumit ndersa per te rinjet mos akreditimi eshte pergjigjja reale!”, shkruan ai në Facebook.

Ky agjencion ka refuzuar edhe disa drejtime të fakulteteve tjera. Fakuletit Ekonomik i refuzoi “Menaxhimin e biznesit dhe ndërmarrësish” dhe “Kontabilitetin”, Fakultetit të shkencave matematikore-natyrore “shkencat kompjuterike” , Kolegjit Fama, “Mamin” si dhe Kolegjit ISPE “Ekonominë”.

Në ndërkohë më së shumti drejtime të akredituara ka Fakulteti Ekonomik. Këtij fakulteti Agjencioni Kosovar i akreditimit ia ka licencuar 15 drejtime./ Gazeta Fjala

refuzimet

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asnje-dege-e-fakultetit-te-arteve-nuk-eshte-akredituar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala