Asllandaj: 99 për qind e LDK-së për Thaçin president

Autori:Gazeta Fjala

Në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës i ftuar ishte Sali Asllanaj, kryetar i Suharekës njëherit edhe anëtarë i kryesisë së LDK-së.

Asllanaj duke foluar lidhur me mbledhjen e fundit të kryesisë së LDK-së të mbajtur mbrëmë tha se në këtë çështje dhe kryesia ishte e unifikuar në qëndrime.

“Në kuadër të proceseve aktuale politike, është diskutuar edhe zgjedhja e Presidentit. Ne jemi shumë të përgjegjshëm dhe jemi të vendosur për për zbatimin e marrëveshjes. Ka pasur diskutime, por shumica ishin pro, për vazhdimin e proceseve. 99 % e kryesisë ishin në një disponim të përgjithshëm, ku dominoi arsyeja karshi një marrëveshje të nënshkruar”.

Më tej anëtari i kryesisë së LDK-së, ka komentuar edhe deputetët që janë kundër zgjedhjes së Thaçit President, për të cilët tha se kur nuk e votuan zotin Mustafa për kryeministër ata ishin edhe kundër frymës së LDK-së.

“Ishte një paradoks kur disa deputetë të LDK-së nuk e votuan kryeministrin e LDK-së që ishte kundër frymës së LDK-së, më shumë ishte një emocion. Është hera e parë kur LDK-ja udhëheq qeverinë, pavarësisht protestave dhe gjërave të tjera.”

“Njëra nga temat ishte që kur Kuvendi të mblidhet të zgjidhet presidenti sipas marrëveshjes.”

“Gjithashtu është diskutuar për ndryshime statutare në parti,” ka përfunduar Asllanaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asllandaj-99-per-qind-e-ldk-se-per-thacin-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala