ASK:Ka ngritje të çmimit të konsumit në muajin tetor

Autori:Gazeta Fjala

Në raport thuhet se indeksi i tërësishëm, i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.6% në muajin tetor 2015, krahasuar me një muaj më heret, pra shtator 2015, transmeton Gazeta Fjala.

Ngritje e çmimeve të konsumit, sipas ASK-së, vërehet te rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për 18.8%.

“Ngritje e çmimit të rrymës elektrike për shkak të aplikimit të tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2015 – 31 mars 2016 me një ndikim prej 1.2 % në IHÇK”, shkruan në komunikatën e këtij institucioni.

Sipas ASK-së ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet siç janë buka, pemët, perdorimi i pajisjeve për transportin personal etj.

“Bukë dhe drithëra (-1.6%); pemë (-9.8%); përdorim të pajisjeve për transportin personal -1.1% (Rënie e çmimit të benzinës dhe naftës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.6% në IHÇK”, thuhet në një komunikatë të ASK-së. /Gazeta Fjala/

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/askka-ngritje-te-cmimit-te-konsumit-ne-muajin-tetor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala