ASK konfirmon djegien e tri veturave

Mbrëmë në orët e vona, janë djegur tri vetura të Agjencionit të Statistikave të Kosovës.
Lajmin për Gazetën Fjala e ka konfirmuar zyrtarja për komunikim me publik Hazbije Qeriqi .
“Tri veturat e ASK-së janë gjuajtur me mjete të forta në xhamat e prapëm. Nga këto boca të hedhura edhe ka filluar djegia e tyre”, tha ajo.
Qeriqi thotë se sigurimi i ASK-së ka njoftuar policinë e cila është duke hetuar rastin, dhe pasi mbledhje se të gjitha informative ky agjencion do të njoftoj opinionin përmes një komunikate për shtyp. /Gazeta Fjala/