ASHAS u shkruan akademive botërore kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë ditëve të ardhshme do të shkruajë një letër për akademitë kombëtare të mbarë botës lidhur me kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO.

ASHAS, në letër “do të dëshmojë për rrezikun ndryshimit civilizues dhe të çdo konteksti tjetër të trashëgimisë kulturor serbe”, ka thënë për “Politika”-n e Beogradit kryetari i ASHAS, Vladimir Kostiq, transmeton Koha.net.

Për dallim nga ASHAS, në disa vende akademitë kombëtare janë të përfshira në strukturat e pushtetit dhe të mekanizmave vendimmarrës dhe për këtë arsye ne duam t’i njohim me qëndrimet tona, ka thënë Kostiq.

Ai ka thënë se ASHAS gjithë dokumentacionin, sidomos atë të Këshillit për Kosovën, do të lërë në shfrytëzim të shtetit në përpjekjet për të për penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Nuk dihet nëse në këtë dokumentacion do të gjendet edhe Memorandumi i ASHAS në bazë të të cilit filloi sulmi politik, policor dhe ushtarak i Serbisë kundër Kosovës në vitet e 80-ta e të 90-të shekullit të shkuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ashas-u-shkruan-akademive-boterore-kunder-pranimit-te-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala