Asgjësohen 96 krerë dhi të prekura nga bruceloza

Autori:Avdyl Pajaziti

Me vendim të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, me asistimin e inspektorëve komunal, sot në fshatin Gajrak të Malishevës janë asgjësuar 96 krerë dhi dhe një gjedh, të prekura nga sëmundja e “brucelozës”.
Asgjësimi është bërë, në kuadër të mbrojtjes së shëndetit dhe eliminimit të kësaj sëmundje, në mënyrë që të mos përhapet më shumë.

Sipas pronarëve, nga kjo sëmundje janë prekur edhe disa anëtar të familjes së tij, të cilët janë duke u trajtuar, transmeton Klan Kosova.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asgjesohen-96-krere-dhi-te-prekura-nga-bruceloza/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala