Asgjësohen 5334 kilogram pemë e perime

Autori:Avdyl Pajaziti

Inspektorati Fitosanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar disa llojeve të produkteve ushqimore kryesisht pemë dhe perime. Gjatë inspektimit të kryer në një qendër tregtare në Prishtinë me njoftimin e subjektit afarist për vlerësim të gjendjes shëndetësore të disa produkteve. Inspektorët vlerësuan se këto produkte kanë humbur vetit e përshtatshmërisë për konsume, ku si rezultat i mos ruajtjes në kushte adekuate ka ardhur deri të faza e fillimit të kalbëzimit. Si të tilla nuk janë të përshtatshme për konsum dhe vendoset që të asgjësohen menjëherë.

Asgjësimi është kryer nën monitorim të inspektorëve të AUV-së në mjetin transportues të kompanisë pastrimi. Mjeti është urdhëruar që menjëherë të shkojë në deponi në Mitrovicë ku edhe do të bëhet groposja sipas kushteve higjiene sanitare të parapara për mos ndotje të ambientit. Agjencia e Ushqimit  dhe Veterinarisë në secilin rast ku hasen produkte të dyshimta që nuk janë të përshtatshme për konsum do të asgjësohen për të penguar që ato të vijnë deri të konsumatori.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asgjesohen-5334-kilogram-peme-e-perime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala