Asgjësohen 23 ton limonë (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ky kamion solli nga Turqia 23 ton limonë në pikën kufitare në Vermicë.

Këtu inspektorët nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit u alarmua me përmbajtjen e lartë të pesticideve të këtyre frutave,njofton Klan Kosova.

Në bashkëpunim me doganat e policinë kamioni me 23 ton limonë u dërgua për asgjësim në deponinë e mbeturinave në Dragash.

Këta limonë u bë e ditur se përbëjnë pesticide deri mbi 7 miligramë për kilogramë ndërsa, mesatarja e lejueshme e kësaj substance  për një kilogramë limon është  0.001 miligram.

Importuesi i këtyre limonëve nuk deshi të flas për Klan Kosova.

Për dallim nga ai Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit po e konsideron si një hap të madh asgjësimin e këtyre limonëve që ishin nisur për tu shitur tregjeve të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asgjesohen-23-ton-limone-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala