Asgjësohen 23 ton limonë, përmbanin shumë pesticide

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth 23 ton limonë u asgjësuan  sot në deponinë e Dragashit nga ana e Doganën së Kosovës së Kosovës në bashkëpunijm me Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës dhe policinë.

Arsyeja e asgjësimit të tyre ishte përmbajtja e madhe e pesticideve deri mbi 7 miligramë për kiliogramë ndërsa, mesatarja e lejueshme e kësaj substance  për një kilogramë limon është  0.001.

Me këtë rast, zëdhënësi i AVUK-it Lamir Thaçi ka thënë se falë bashkëpunimit  mes Agjencisë së  Veterinarisë dhe Ushqimit , Doganës dhe Policisë në nuk është lejuar të bëhet  bartja e mallrave të dëmshme në territorin e Kosovës.

Kamioni i cili po transportone limonët vinte nga Turqia dhe ishte ndalur në një pikë kontrolli të një nga  nga vendet e Bashkimit Evropian, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asgjesohen-23-ton-limone-permbanin-shume-pesticide/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala