Asfaltohet Malisheva

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në Komunën e Malishevës, të dielën ka filluar asfaltimi i rrugës “Rilindja Kombëtare”, e cila është kryesorja dhe më e ngarkuara me automjete.
“Rilindja Kombëtare” është njëra prej rrugëve më të rëndësishme në qytetin e Malishevës, pasi fillon nga qendra e qytetit dhe lidhë rrugën magjistrale Prishtinë-Rahovec, ndërsa gjatë kohës, një pjesë e madhe e saj ishte dëmtuar për shkak të ngarkesës. “Ne po bëjmë përpjekje që infrastruktura të rregullohet dhe të jetë në shërbim të qytetarëve. Dëmtimi i rrugës, përveç pengesës së madhe për vozitësit shkaktonte edhe tollovi në komunikacion dhe detyrë e jona është që të krijojmë kushte për lëvizjen e qytetarëve”, ka thënë kryetari i Komunë së Malishevës, Ragip Begaj.
Rregullimi i këtyre rrugëve, është në kuadër të investimeve të komunës, në mirëmbajtjen e rrugëve dhe rregullimi i kësaj rruge, ka një gjatësi prej pesëqind metrave dhe një gjerësi prej shtatë metrave. transmeton /epoka e re/