Asamblisti i ‘Zhurmshëm’ Bëhet Kryetar i AAK-së në Pejë

Autori:Gazeta Fjala

Naim Sahiti është zgjedhur kryetar i AAK-së në Pejë, pasi kryetari i deritashëm Muhamet Mala kërkoi lirim nga detyra.

Njoftimin për ndërrime në kreun e kësaj partie e dha vetë AAK-ja në Pejë.

“Anëtarët e Këshillit Drejtues pasi që aprovuan kërkesën e kryetarit Mala, kaluan në zgjedhjen e kryetarit të ri të degës. Kryetari i ri i degës u zgjodh sekretari i deritanishëm z.Naim Sahiti i cili nga 44 anëtarët e Këshillit Drejtues të Degës që ishin prezentë, mori 42 vota, ndërsa një votë ishte kundër dhe një abstenim ,“ thuhet në njoftimin e AAK-së.

Naim Sahiti, njihet si njëri nga asamblistët më aktivë në Kuvendin Komunal të Pejës.

Vetë ish-kryetari Mala që si arsye të tërheqjes përmendi obligimet profesionale, u zotua se do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e AAK-së.

“Do punojmë pa kursyer ta kthejmë AAK-në aty ku e ka vendin-të jetë partia e parë në Pejë,” tha Mala. Kallxo.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asamblisti-i-zhurmshem-behet-kryetar-i-aak-se-ne-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala