Asambleisti i PDK’së, Nexhat Dedia, rrah me shufra hekuri gazetarin Gazmend Morina

Autori:Zekirja Shabani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të portalit “Veriu Info”, Gazmend Morina, nga asambleisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi, punëtor i PTK-së në Vushtrri.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se gazetari Gazmend Morina është sulmuar me shufra hekuri nga asambleisti Dedia dhe disa persona të tjerë lidhur me raportimet e fundit për zhvillimet në ndërmarrjen “Trepça”.

AGK kërkon kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve dhe kërkon nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës që të mbajë në përgjegjësi asambleistin Dedia.
AGK është njoftuar se gjendja e gazetarit, pavarësisht lëndimeve është stabile dhe pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shqetësuese e të pa tolerueshme dhe AGK e cilëson këtë si kërcënim ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë.

Ky është edhe një rast, që tregon për vështirësitë e gazetarëve në përmbushjen e misionit profesional të tyre, për informimin rreth ngjarjeve dhe temave me interes qytetar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/asambleisti-i-pdkse-nexhat-dedia-rrah-me-shufra-hekuri-gazetarin-gazmend-morina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala