As këtë vit nuk ka Karton të Gjelbër

Autori:Gazeta Fjala

As këtë vit bashkatdhetarët tanë që udhëtojnë me automjete me targa evropiane do të paguajnë taksën e sigurimit kufitarë për të hyrë në Kosovë.

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli, ka thënë se Kosova për shkak që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, as këtë vit nuk mund të jetë anëtare me të drejta të plota në Kartonin e Gjelbër Evropian, transmeton kosovapress.

Ai tha se Kosova ka mundësi që të shfrytëzojë kartonin e gjelbër të shtetit austriak. Për këtë ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të jetë më aktive në mënyrë që të arrijë një marrëveshje me Austrinë.

“Nëse Qeveria është serioze dhe fillon kontaktet në këtë rast me Qeverinë e Austrisë, mund të vije deri tek kartoni i gjelbër që Kosova të kaloj përmes Austrisë. Nëse Qeveria nuk është shumë aktive dhe shkon më ngadalë mund të mbeten edhe këtë vit qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët pa kartonë të gjelbër dhe bashkatdhetarët të paguajnë në kufij. Nuk varet nga Byro Kosovare e Sigurimit…Kryetari i Byrosë Evropiane, sekretari i përgjithshëm edhe disa byro kanë ardhur dhe kemi pasur takim shumë të frytshëm. Ata janë të gatshëm ata që me i ndihmuar Byrosë Kosovare të Sigurimit. Por problemi qëndron që nuk jemi në Kombe të Bashkuara është e vërtet. Unë mendoj që Qeveria duhet të bëjë një zgjidhje me një shtet siç është Austria, ndoshta dhe të kemi të drejtën e shitjes”, tha Pacolli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/as-kete-vit-nuk-ka-karton-te-gjelbe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala