As këtë të enjte nuk votohet Gjykata Speciale në Kuvend

As këtë të enjte nuk do të futet në rend-dite projekt-ligji për themelimin e Gjykatës Speciale. Kështu së paku ka konfirmuar nënrkeytari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
“Nuk do të futet në rend të ditës projekt-ligji i themelimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë Xhavit Haliti pas takimit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, sa i përket pasojave të mundshme për mos-themelimin e Gjykatës Speciale, Haliti ka përsëritur ato që deri më tani janë folur nëpër mediat kosovare.