Artistët i ankohen presidentes

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim përfaqësuesit e institucioneve të pavarura të kulturës të cilët e njoftuan presidenten me zhvillimet e fundit rreth veprimtarive të tyre.

Ata kërkuan mbështetjen e Presidentes Jahjaga për institucionet dhe artistët e pavarur, të cilët për vite të tëra kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e diplomacisë kulturore, duke nënvizuar rëndësinë që këto institucione të pavarura kulturore kanë pasur në pasurimin e mozaikut kulturor të Kosovës. Ata gjithashtu shprehën shqetësimet e tyre rreth qasjes në fondet publike si mënyrë për të siguruar dhe realizuar veprimtarinë e tyre.

Ndër kërkesat e tyre kryesore ishte edhe themelimi i Këshillit Kombëtar për Kulturë, si forum gjithëpërfshirës në të cilin do të përfshiheshin institucionet publike të kulturës, ato private si dhe artistët e lirë për hartimin e një strategjie afatgjate të zhvillimit kulturor të vendit.

Presidentja Jahjaga theksoi përkushtimin e saj për avancimin dhe promovimin e mëtejmë në fushën e kulturës të Republikës së Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë që kanë në këtë drejtim institucionet e pavarura të kulturës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/artistet-i-ankohen-presidentes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala