“Artistët e Ferizajt me peticion kërkojnë përmbushjen e kushteve për teatër ”

Autori:Gazeta Fjala

Kërkesën e tyre krijimin e kushteve për fillimin e veprimtarisë në teatrin e Ferizajt,   forumi politik i të rinjve ka vendosur që ta dërgoj në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky grup po kërkon nga ministria por edhe nga komuna e Ferizajt , financimin e rregullt dhe në bazë të programit të këtij institucioni, nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Ferizajt, krijimin e ansamblit rezident të aktorëve prej 20 anëtarësh si dhe rritja e stafit teknik dhe administrativ të këtij institucioni.

Komunikata  e plotë

Me iniciativën e Forumit Politik të të Rinjve (FOPOR) në Ferizaj dhe mbështetjen e Teatrit “Adriana” në Ferizaj, është ndërmarr një peticion për plotësimin e kushteve të parapara me ligjin për teatro me qëllim krijimin e strukturës drejtuese të Teatrit “Adriana” në Ferizaj, financimin e rregullt dhe në bazë të programit të këtij institucioni, nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Ferizajt, krijimi i ansamblit resident të aktorëe prej 20 anëtarësh si dhe rritja e stafit teknik dhe administrativ të këtij institucioni.

Kjo iniciativë tashmë është në përfundim dhe do t’i dorëzohet Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Financave si dhe Komunës së Ferizajt, me qëllim që të ndërmerren hapat e duhur në funksionimin e rregullt të këtij institucioni.

Vlen të përmendet, se kjo kërkesë/peticion është mbështetur nga artistë të fushave të ndryshme dhe jo vetëm nga ata të artit skenik, si një kërkesë e përbashkët për zgjidhjen e një problematike të tillë në të cilën gjendet institucioni më i lartë kulturor në nivel lokal. Kjo iniciativë ka grumbulluar deri më tani afro 50 nënshkrime nga artistë të fushave të ndryshme të cilët veprojnë në Ferizaj.

Kjo kërkesë drejtuar institucioneve relevante të vendimmarrjes në fushën e kulturës vjen si pasojë e problemeve në funksionimin ligjor të teatrove, përkatësisht Teatrit “Adriana Abdullahu” e që paraqet sfidë për zhvillimin normal të aktivitetit teatror.

Ne besojmë fuqishëm që bazuar në ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, institucionet e lartpërmendura do të ndërmarrin hapat e duhur përmes mekanizmave të tyre vendimmarrës në adresimin e drejtë të kësaj çështje si dhe ofrimin e zgjidhjeve të parapara me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.

Ditëve në vijim, ky peticion do të adresohet në institucionet qendrore dhe lokale përkatëse për këtë fushë, si dhe do të organizohen debate me përfaqësues lokal e qendror, kompetent për ofrimin e një zgjidhje për këtë çështje.

Mosrealizimi i kërkesës për plotësimin e kushteve ligjore të parapara në ligjin për Teatro, sipas një deklarimi të shumicës së nënshkruesve të këtij peticioni do të sjell bojkotim të aktiviteteve kulturore në nivel lokal.

Aktualisht, veprimtaria teatrore në Ferizaj mbetet peng i mosimplementimit të ligjit përkatës duke sjell edhe keqfunksionimin e një institucioni të tillë, por edhe pakënaqësi në komunitetin artistik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/artistet-e-ferizajt-me-peticion-kerkojne-permbushjen-e-kushteve-per-teater/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala