Arta Rama – Hajrizi zë vendin e Enver Hasanit

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjyqtarja Arta Rama – Hajrizi është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa postin do ta marrë pasi që të përfundojë mandati i Enver Hasanit.

Lajmin e ka bërë me dije Kushtetuesja, përmes një njoftimi të shkurtër për media.

“Në seancën e mbajtur të enjten, më 21 maj 2015, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë zgjedhur gjyqtaren, mr. sc. Arta Rama-Hajrizi, kryetar të ri të Gjykatës.

Gjyqtarja Arta Rama-Hajrizi do të marrë postin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pasi të përfundojë mandati i kryetarit aktual të Gjykatës, prof. dr. Enver Hasani, më 26 qershor 2015”, thuhet në njoftim.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tri vjet.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arta-rama-hajrizi-ze-vendin-e-enver-hasanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala