Arsyetohet Prokuroria për mospagesën e 0.5%

Autori:Avdyl Pajaziti

Punonjësit e administratës së prokurorive të Kosovës, janë shprehur të indinjuar për faktin se nuk u është paguar përvoja e punës prej 0.5% , si në të gjitha institucionet tjera shtetërore të Kosovës.

E kjo sipas tyre ka ardhur për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë nga ana e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ata madje kanë paralajmëruar bojkot të punës nëse deri me 20 Qershor nuk u rregullohet kjo çështje.

Zëdhënësi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ekrem Lutfiu ka thënë për Indeksonline se është e pamundur që e gjithë kjo çështje të rregullohet brenda 24 orëve.

“I gjithë sistemi Prokurorial i Kosovës ka mbi 700 punonjës me prokurorë dhe staf mbështetës është e pamundur që të gjitha ndryshimet të bëhen brenda 24 orëve”, ka thënë Lutfiu.

Ai më pas ka theksuar se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka pranuar qarkoren për plotësimin e të dhënave lidhur me përvojën e punës për punonjësit e sistemit Prokurorial të Kosovës, nga Ministria e Administratës Publike më datë 19 maj 2015.

“Ndërkaq, ndryshimet eventuale të punonjësve duhet të dërgohen në MAP jo më larg se më datë 10 të çdo muaji. Por, mos të harrojmë se afat i fundit është i cekur në qarkore data 12 qershor 2015”, ka thënë Lutfiu.

Ndërkaq ligji për buxhetin e vitit 2015 parasheh pagesën e përvojës së punës prej 0.5% për çdo vit për të gjithë shërbyesit civil dhe punëtorët që marrin pagë nga shteti./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arsyetohet-prokuroria-per-mospagesen-e-0-5/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala