Arsyet përse duhet ta praktikoni artin në jetën tuaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Stil & Jetë – Artin mund ta bëjë kushdo! Mjafton ta shihni jetën në një këndvështrim kulturor më praktik për të përmirësuar aspektin tuaj psikologjik dhe fizik. Ata të cilët e kanë kuptuar këtë gjë, gëzojnë mirëqenie më të lartë.

Nuk është vetëm një çështje kulture. Por këtu hyn edhe aftësia për të jetuar në kuptimin më praktik: mësimi i artit jo për ta lënë mënjanë, por për ta përdorur çdo ditë. Këtë gjë e thotë edhe një kërkim, një studim ndërkombëtar, i cili tregon lidhjen mes shëndetit psiko-fizik me kulturën dhe me artin në veçanti.

Për këtë ka folur Harold J. Dupuy, një shkencëtar amerikan: duke bërë një “kryevepër” çlirohet dopamina, një neurotransmetues i cili rregullon humorin. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe një studim italian i kryer nga instituti klinik “Humanitas” i Milanos: e bukura provokon emocione, të afta për të reaguar në mendjen tonë më shumë se sa ilaçet.

Në jetën tonë, për të jetuar më mirë, pra duhet më shumë art. Sepse ashtu siç thoshte Pikaso “arti heq nga shpirti pluhurin e grumbulluar nga jeta çdo ditë”. Ose sepse, ashtu siç thonë më së fundi Alain De Botton e Jhon Armstrong, arti na lejon të zgjidhim problemet e jetës.

Dhe rreth kësaj ideje kanë ndërtuar lëvizjen e tyre, shkollën ku arti mësohet për të ndërtuar marrëdhënie të kënaqshme, për të gjetur lumturinë dhe për të kaluar ankthin dhe frikën e lidhur me vdekjen. Jo vetëm për të menduar bukur, por edhe për të përmirësuar jetën tuaj. Janë të paktën pesë arsye të mira se përse është mirë që të vizitoni muzeun më të afërt.

  1. “Bllokazh” efektit teknologjik

Studentët e mjekësisë së Harvardit, për të stërvitur shikimin klinik prej disa dhjetëvjeçarësh, ndjekin një kurs, “Training the eye”, në Artet e Bukura të Bostonit. Ata kanë zbuluar se, duke parë një kuadër, mjekët pasurojnë aftësitë e tyre analitike dhe trajtojnë sensin e tyre kritik.

  1. Sepse ju përgatit për sukses

Lisa Phillips në “The artistic edge” shpjegon se arti është thelbësor për të ndihmuar të rinjtë të shprehin potencialin e tyre. Jo vetëm në shkollë, por edhe në shtëpi. Arti është një instrument jo vetëm për pak vetë, por për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat personale në mendimet krijuese, besim dhe në aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie efikase.

  1. I bën mirë shëndetit

Dashuria për artin i bën mirë shëndetit: kushdo që do artin, ka më shumë mundësi të marrë veten nga goditjet në zemër. Kushdo që kultivon këtë pasion, do të ketë një rikuperim më të shpejtë dhe të vazhdueshëm. Këtë e thotë një kërkim i Universitetit të “Tor Vergata” në Romë.

Studiuesi Ercole Vellone ka ndjekur 192 pacientë që kishin pësuar një goditje të papritur në zemër: kush interesohej për artin, kishte një rikuperim më të madh të aftësive të tij. Në veçanti, kishin më pak vështirësi për të ecur, ishin më pak në ankth, ndërsa kishin një kujtesë më solide.

  1. Lejon çlirimin e kreativitetit

Kreativiteti nuk ka moshë. Këtë e demonstron Lisbona nëpërmjet një organizate jofitimprurëse, e cila promovon artin mes një popullate të moshuar. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për të shkuar për vizitë nëpër vende arti, por për të realizuar praktikisht një art.

Për shembull? Projekti i cili i transformon të moshuarit në artistë të rrugës. Objektivi është afrimi i të moshuarve me të rinjtë në një territor të përbashkët, nëpërmjet artit dhe kreativitetit.

  1. Përmirëson humorin

Shikimi i një pikture përmirëson humorin. Këtë e thotë një studim i “Norwegian University of Science and Tecnology” në Trondheim, Norvegji, i publikuar nga revista epidemiologjike “Journal of Epidemiology” dhe “Community Health”, që përfshinte mbi 50 mijë njerëz.

Rezultati i studimit shpjegon se shikimi i një vepre arti, redukton në mënyrë domethënëse ankthin dhe depresionin, dhe nga ana tjetër rrit ndjesinë e kënaqësisë për jetën.

Ndaj, arti në jetën e njeriut është thelbësor për mirëqenien e tij të padiskutueshme. Nëse përpiqeni, mund ta gjeni vetvetiu patjetër një talent, pasion, hobi, që ju përshtatet apo që ju pëlqen për ta praktikuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/arsyet-perse-duhet-ta-praktikoni-artin-ne-jeten-tuaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala